Mundësitë e pagesës
Për të kryer pagesën e shkollimit të fëmijës suaj, Shkolla KCG ju ofron disa mundësi:
Pagesa e plotë
Me rastin e pagesës së plotë deri më datë 30 Qershor të vitit shkollor përkatës, nxënësi përfiton lirim prej 5% nga shuma totale.
Shënim:
Nuk aplikohet për nxënësit që përfitojnë nga pako familjare.
Pagesa me 2 këste:
Pagesa e këstit të parë duhet të bëhet më së largu deri më 15 shtator të vitit shkollor. Pagesa e këstit të dytë duhet të bëhet më së largu deri më datë 20 Janar të vitit shkollor përkatës.
Pagesa përmes kredisë bankare, me 0% Interes
Pagesa përmes kredisë bankare ku klienti paguan kredi me 12 këste me 0% interes. Shkolla asiston klientin në përgatitjen e dokumentave konform marrëveshjes që ka me bankën.
Pako familjare:
Fëmiu i parë – pagesa e plotë
Fëmiu i dytë – 10% zbritje
Fëmiu i tretë – 20% zbritje
Fëmiu i katërt – 30% zbritje
Shënim:
Zbritja vlenë vetëm për fëmijët e së njejtës familje (vëllezër apo motra). Në rast të tërheqjes së njëri prej fëmijëve që përfiton nga pako familjare, atëhërë do të rishqyrtohet pako.