Niveli i Mesëm i lartë

Programi shkollor i Nivelit të mesëm të lartë përbën klasët 10-12 dhe zgjatë një periudhë 3 ose 4 vjeçare varësisht se çfarë programi zgjedhin nxënësit nga 4 drejtimet që ofron shkolla jonë: Shkenca Natyrore, Matematikë dhe Informatikë, Shkenca Shoqërore, Mjekësi e Përgjithshme.

Cikli i mesëm i lartë në filozofinë e shkollës sonë konsiderohet një periudhë shkollore ku nxënësit mësojnë aftësi të vlefshme për jetën nga bashkëmoshatarët dhe profesorët. Ditët e shkollës mbushen me aktivitete informuese të shoqëruara me argëtim të cilat i përgatisin nxënësit për një tjetër faze të jetës siç janë studimet universitare. Për ne ka shumë arsye që arsimi i shkollës së mesme është i rëndësishëm, por mbi të gjitha ai është një mjet për të arritur qëllime afatgjata dhe për të ndjerë një ndjenjë krenarie në realizim.

Copyright © 2020 Shkolla KCG. All Rights Reserved