Institucioni i parë në rajon që certifikohet me standardin ISO 21001:2018

Lajmet e Fundit

GJIMNAZI CAMBRIDGE ËSHTË INSTITUCIONI I PARË NË RAJON QË CERTIFIKOHET ME STANDARDIN ISO 21001:2018
ISO 21001:2018 është një standard i ri, specifik për edukim dhe institucione shkollore, prandaj Gjimnazi Cambridge është ndër të parët që certifikohet dhe vlerësohet me notat më të larta për cilësinë e edukimit dhe kompetencën profesionale të shkollës.
Sistemi i menaxhimit të shkollës, në harmoni me kërkesat e standardit, vlerëson proceset për përmirësimin e vazhdueshëm dhe ngritjen e cilësisë, duke filluar nga drejtori, mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe pjesa administrative-teknike, si dhe palët e tjera të jashtme.
Suksesi i nxënësve dhe bashkëpunimi i prindërve është një nga arsyet e këtij suksesi, prandaj çmojmë besimin dhe punën e përbashkët drejt arritjeve të vazhdueshme. Faleminderit të gjithëve!

Lajmet e Fundit

Copyright © 2020 Shkolla KCG. All Rights Reserved