Niveli fillor

Shkolla fillore është inkubator për gjeneratat e ardhshme të linderëve, mendimtarëve dhe inovatorëve. Sfida që i ka vendosur shkolla jonë dhe mësimdhënësit tanë vetës në këtë fazë është që të përgatisë mendjet e reja duke zhvilluar strategji për të mbajtur nxënësit e përfshirë në materialet e kurrikulës. Cikli fillor përfshinë klasët 1-5 dhe aktualisht në shkollën tonë kemi 5 paralele, nga 1 për secilën klasë. 

Qëllimi kryesor i arsimit fillor është që t’u sigurojë nxënësve aftësi themelore në lexim, shkrim dhe matematikë dhe për të krijuar një themel të fortë për të mësuar. Ky është hapi i parë drejt krijimit të mirëqenies dhe shoqërisë. Arsimi fillor është parakusht për zhvillim të vazhdueshëm.

Më poshtë janë listuar përfitimet kryesore në zhvillimin e një fëmije që duhet të arrihen në ciklin fillor:

    • Mbështet zhvillimin social dhe emocional
    • Mëson pavarësinë dhe besimin
    • Përvetëson aftësitë e leximit dhe komunikimit

Copyright © 2020 Shkolla KCG. All Rights Reserved