Niveli parafillor
Cikli parashkollor i shkollimi nënkupton klasën përgatitore dhe përfshinë fëmijët e grupmoshave 4-6 vjeç. Në nivelin parashkollor të shkollimit, qëllimshëm organizohet dhe nxitet të mësuarit konkret, nëpërmjet situatave praktike të të nxënit. Fëmija parashkollor orientohet herët drejt të nxënit sistematik dhe të qëndrueshëm. I gjithë procesi i të nxënit mësimor-edukativ përqendrohet në:
-
- Njohjen dhe të kuptuarit e të drejtave, detyrave dhe përgjegjësive në grup, në klasë, në familje;
- Përvetësimin e elementeve themelore të leximit e shkrimit në gjuhën amtare;
- Përvetësimin e elementeve themelore të llogaritjevenumerike;
- Hulumtimin e mjedisit fizik dhe natyror në mënyrë sistematike;
- Përmbushjen e detyrave të caktuara përkundrejt afateve kohore.
Ambientet e klasëve parashkollore janë të organizuara në atë mënyrë që t’u japin rehati dhe ngrohtësi fëmijëve gjatë qëndimit në shkollë. Aktivitetet e përditshme nxisin kreativitetin dhe të menduarit autentik.