Procedurat e regjistrimit

Si fillim, ne i ftojmë prindërit të vizitojnë shkollën tonë për të parë nga afër kushtet që ne ofrojmë për shkollimin e fëmijëve të tyre, pasi që vlerësojmë së kjo është me rëndësi për procesin e tyre të vendimmarrjes se cilën shkollë të zgjedhin për arsimimin e fëmijëve të tyre. Njëri nga anëtarët e administratës me orarë pune prej 08:00-15:30, me shumë kënaqësi, do ju shoqërojë në të gjitha ambientet e shkollës ku edhe do të keni mundësi të shtroni pyetje për çdo gjë që ju intereson rreth shkollimit të fëmijëve tuaj dhe proceduarve të regjistrimit në shkollë.

Për të regjistruar fëmijën tuaj në shkollën tonë, ju mund të zgjedhni njërin nga këto cikle të shkollimit, varësisht nga mosha e fëmijës tuaj:

  • Parafillor (mosha 4-6 vjeç)
  • Shkolla Fillore (Klasa I – V)
  • Shkolla e Mesme e Ulët (Klasa VI – IX)
  • Shkolla e Mesme e Lartë (Klasa X – XII)

Për regjistrim mund të aplikoni Online përmes webfaqes së shkollës duke klikuar këtu ose të vini fizikisht në shkollë. Pavarësisht formës që zgjedhni për të aplikuar, duhet të dorëzoni dokumentet përkatëse për ciklin që dëshironi ta regjistroni fëmijën në mënyrë që ai ta fitojë statusin si “nxënës i regjistruar’ në shkollën tonë.

Në vijim i gjeni të listuara të gjitha dokumetet e nevojshme për regjistrim sipas niveleve përkatëse:

Niveli parafillor (mosha 4-6 vjeç)

  • Formulari për regjistrim (merret në webfaqe ose në kopje fizike në shkollë).
  • Certifikata e lindjes;
  • Dy fotografi
  • Raporti mjekësor / Certifikata shëndetësore;

Niveli fillor (Klasa I-V)

  • Formulari për regjistrim (merret në webfaqe ose në kopje fizike në shkollë).
  • Certifikata e lindjes;
  • Dy fotografi
  • Libreza nga klasa paraprake (vlen për nxënësit nga klasa e II-të)
  • Raporti mjekësor / Certifikata shëndetësore;

Niveli i mesëm i ulët (Klasa VI-IX)

  • Formulari për regjistrim (merret në webfaqe ose në kopje fizike në shkollë).
  • Certifikata e lindjes
  • Dy fotografi
  • Libreza nga klasa paraprake
  • Raporti mjekësor / Certifikata shëndetësore;

Niveli i mesëm i lartë (X-XII)

Shkolla KCG – njësia Prishtinë, në ciklin e mesëm të lartë ofron këto drejtime:

  • Shkenca Natyrore
  • Matematikë dhe Informatikë
  • Shkenca Shoqërore

Dokumentat për regjistrim në ciklin e mesëm të lartë:

  • Formulari për regjistrim (merret në webfaqe ose në kopje fizike në shkollë).
  • Certifikata e lindjes
  • Dy fotografi
  • Dëftesa për përfundimin e Shkollimit të mesëm të ulët (dëftesa e vitit paraprak për
    klasët XI dhe XII)
  • Raporti mjekësor / Certifikata shëndetësore;

Afati për regjistrim

Regjistrimet e rregullta në Shkollën KCG, fillojnë nga muaji Prill dhe zgjasin deri në muajin Shtator të çdo viti shkollor.

Shënime me rëndësi:

Nëse nxënësi regjistrohet në mes të gjysëmvjetorit atëherë përveç dokumenteve të lartëshënuara duhët të sjellë edhe fletëkalimin nga shkolla paraprake;

Nëse nxënësi klasën paraprake e ka përfunduar jashtë Republikës së Kosovës, duhet të nostrifikojë dëftesën pranë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sipas legjislacionit në fuqi.

Vërejtje:
Të gjitha dokumentet e nevojshme duhet të plotësohen para se të nënshkruhet kontrata për shkollim, ndërkohë që fletëparaqitjet mund të pranohen edhe pa dokumente të kompletuara.

Nëse keni nevojë për informacione të mëtejshme në lidhje me procesin e regjistrimit, ju lutemi telefononi në +383 48 153 153 ose me email në info@kcg-ks.com

 

 

Copyright © 2020 Shkolla KCG. All Rights Reserved